Nuk ishte e lehtë ti dal përballë projektit për copëtimin e Kosovës.
Kështu shkruan në një postim në rrjetin social Facebook kryeministri në largim Ramush Haradinaj.
Ai p֝ërpara përkrahësve në Istog tregon se nuk ishte i lehtë krijimi i ushtrisë, përmbyllja e Trepçës dhe temave tjera madhore të interesit nacional.
Më poshtë keni shkrimin e plotë:
Nuk ishte e lehtë t’i dal përballë projektit për copëtimin e Kosovës. Nuk ishte lehtë krijimi i ushtrisë, as përmbyllja e Trepçës dhe temave tjera madhore të interesit nacional. Por qëndrueshmëria dhe konsistenca u shpaguan, sot jemi më afër se kurrë projektit tonë 100% shtet. Me Këshillin Drejtues dhe strukturat e Aleances në Istog, bashkë për fitore!