Kreu i LDK-së, Isa Mustafa iu ka bërë ftesë për takim AAK-së, PSD, e Nismës Socialdemokrate. Përderisa Shpend Ahmeti u përgjigj pozitivisht, njejtë po deklarohen edhe nga partia e kryeministrit në dorëheqje, AAK-ja. Në një përgjigje, deputeti i kësaj partie, Muharrem Nitaj po thotë se ky takim mund të zhvillohet pa asnjë problem.
Deputeti Muharrem Nitaj ka thënë se ka informacione për një nismë të tillë nga kreu i LDK-së. Deri më tani sipas tij, nuk ka ndonjë orë të caktuar për zhvillim të këtij takimi.
“Mund të ketë takim pa asnjë problem. Është krejt normale me u taku liderët e partive. E di që ka pasur një nismë nga z.Mustafa për takim edhe me kryeministrin Haradinaj. Por, nuk ka një ditë e orë të caktuar për realizimin e këtij takimi. Kurdo që i njejti të mbahet do të jetë transparent dhe public”, ka thënë Nitaj.