Limaj e pranon ftesën e Mustafës, ja detajet - Bota Sot
Limaj e pranon ftesën e Mustafës, ja detajet

Aktuale

Limaj e pranon ftesën e Mustafës, ja detajet

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 12:06
Fatmir Limaj dhe Isa Mustafa

Edhe Nisma Socialdemokrate do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kreut të LDK-së, Isa Mustafa për të mbajtur takim. Express mëson se edhe me Fatmir Limajn, Mustafa do të takohet në hotelin Sirius, aty ku pak më parë e përfundoi takimin me të partin e PSD-së, Shpend Ahmeti. Takimi pritet të fillojë në orën 12:30.

Burime mirë të informuara kanë bërë të ditur se kreu i kësaj partie do të pranojë ftesën e Isa Mustafës për takim.

I njëjti pritet të fillojë në Hotel Sirius në Prishtinë në orën 12:30.

Aty pak minuta më parë përfundoi takimi që Mustafa pati me Shpend Ahmetin. Duke folur para mediave, Ahmeti tha se ka qenë takim i frytshëm, por që nuk është vendosur ende për ndonjë koalicion parazgjedhor.

Ndryshe, AAK-ja e Ramush Haradinajt thotë, gjithashtu, se do të përgjigjet pozitivisht, mirëpo ende nuk ka marrë ftesë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...