Haradinaj thotë se ekziston vullnet dypalësh për bashkëpunim me Nismën

Aktuale

Haradinaj thotë se ekziston vullnet dypalësh për bashkëpunim me Nismën

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 15:33
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim vartësin e tij, Fatmir Limajn, me të cilin tha se ka biseduar për seancën e së enjtes, kur pritet të shpërndahet Kuvendi i Kosovës dhe për koalicionet parazgjedhore. Haradinaj, i cili një muaj më parë dha dorëheqje nga posti i shefit të Qeverisë, pas takimit me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, tha se ka vullnet dypalësh për bashkëpunim të mëtejmë me Limajn.

Pasi ka nënshkruar marrëveshjen parazgjedhore me partinë e Shpend Ahmetit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bisedoi edhe me Fatmir Limajn.

Pas takimit, që u mbajt në ndërtesë ne Qeverisë, Haradinaj tha se kishin një bisedë përmbajtjesore por që nuk kanë kaluar në fazën e një koalicioni mes tyre. Por, tha se ka një traditë bashkëpunimi dhe vullneti është dypalësh.

Haradinaj: Ekziston vullnet dypalësh për bashkëpunim me Nismën

“E kam informuar me marrëveshjen që kemi arrit më PSD-në dhe ai më uroi, pastaj kemi diskutuar për proceset që na presin deri në zgjedhje, pak a shumë jemi fokusuar edhe të shpërbërja e Kuvendit, të enjten, dhe punë të tjera. Por nuk kemi kaluar në fazën e një koalicioni mes neve, por një traditë e bashkëpunimit ekziston por nuk e kemi zbërthyer…. Vullneti është dypalësh, nëse realizohet, realizohet”, tha ai.

I pyetur për kritikat e Vetëvendosjes për koalicionin AAK-PSD, Haradinaj tha se është humbje për Vetëvendosjen që PSD ka zgjedh të bashkëpunojë me Aleancën dhe jo me ata.

Haradinaj: Koalicioni AAK-PSD pjekuri politike

“Është humbje për Vetëvendosjen fakti që një pjesë e kolegëve të tyre në vend që me ribashkpunu me ta, paskan zgjedh për partner Aleancën për ardhmërinë e Kosovës. Unë i jam mirënjohjes kryetarit Ahmeti dhe PSD-së, vërtetë është një pjekuri politike kjo që ka ndodh dje dhe shpresë për qytetarët e vendit, kritikat janë, jemi në fushatë, do të ketë kritika, ka pak edhe xhelozi dhe është normal”, tha ai.

E për Nismën, Haradinaj tha se nuk sheh ndonjë pengesë që marrëdhëniet mes tyre, që sipas tij janë traditë, të zbatohen edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat