Departamenti i Shtetit e zbulon: Ja çka i tha Pompeo Vuçiqit për Kosovën - Bota Sot
Departamenti i Shtetit e zbulon: Ja çka i tha Pompeo Vuçiqit për Kosovën

Aktuale

Departamenti i Shtetit e zbulon: Ja çka i tha Pompeo Vuçiqit për Kosovën

Nga: F.B Më: 21 gusht 2019 Në ora: 12:41
Departamenti i Shtetit

Sekretari shtetëror i ShBA-ve Mike Pompeo gjatë takimit me presidentin e Serbisë ka kërkuar nga Serbia që të fokusohet në qëllimin e vetë strategjik anëtarësimin në BE, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot” bazuar në kumtesën e lëshuar nga Departamenti i Shtetit amerikan.

Pompeo sipas Departamentit të Shtetit ka thënë se Serbia duhet të fokusohet në përtëritjen e dialogut me Kosovën.

Pompeo dhe Vuçiq kanë biseduar për vizionin e përbashkët për Ballkanin e sigurt, prosperues dhe stabil, si dhe vazhdimin e mbështetjes së Serbisë në rrugën drejt BE-së.

"Sekretari i Shtetit Pompeo trimëroi Serbinë që të fokusohet në arritjen e qëllimit strategjik dhe përshpejtimin e reformës si dhe në përtëritjen e dialogut me Kosovën me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve që shpie në ‘njohje e ndërsjellë", thuhet në kumtesën e Departamentit të Shtetit.

Pompeo ka porositur se dy anët duhet t'iu largohen provokimeve që pengojnë procesin e normalizimit dhe që të angazhohen në frymën e kompromisit dhe fleksibilitetit që janë të domosdoshme që të arrihet marrëveshja dhe të shfrytëzohen potencialet e dy vendeve.

Pompeo ka përmendur edhe raportet e mira të ShBA-së me Serbinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...