Bëhen bashkë Ilir Deda dhe Vjosa Osmani, edhe një aderim në LDK?

Aktuale

Bëhen bashkë Ilir Deda dhe Vjosa Osmani, edhe një aderim në LDK?

Nga: A.Zh Më: 21 gusht 2019 Në ora: 14:47
Ilir Deda dhe Vjosa Osmani

Deputeti i Alternativës Ilir Deda, ka zhvilluar një takim me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmanin.

Ai përmes një fotografie të publikuar në Facebook, ka bërë të ditur se ata janë gati për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, përcjell Bota sot.

“Gati për shpërbërjen e Kuvendit”, ka shkruar Deda.

Ky takim me deputeten Osmani, shton zërat se Deda është afër kalimit në LDK. Kjo pasi vet Deda, sot ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Lëvizjen Vetëvendosje, ku kishte qëndruar për dy vjet./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat