Nait Hasani, ambasador i Kosovës në Shqipëri - Bota Sot
Nait Hasani, ambasador i Kosovës në Shqipëri

Aktuale

Nait Hasani, ambasador i Kosovës në Shqipëri

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 15:03
Nait Hasani

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nait Hasani pritet të bëhet ambasador në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha.

Ai thotë se Hasanin e kanë intervistuar në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike si të propozuar për ambasador në Republikën e Shqipërisë.

Në Shqipëri, Kosova përfaqësohet nga Sylë Ukshini si shef i misionit.

Kjo ngase i ngarkuar me punë para Ukshinit ishte Ramiz Lladrovci i cili në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, u bë kryetar i Drenasit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...