PDK thotë se është e gatshme për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës - Bota Sot
PDK thotë se është e gatshme për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Aktuale

PDK thotë se është e gatshme për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 16:30
Blerta Deliu

Partia Demokratike e Kosovës thotë se janë koordinuar për veprimet që do të ndërmarrin në seancën e së enjtes, ku pritet të bëhet shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, e që hap rrugën për shkuarjen e vendit në zgjedhje.

Thotë se i kanë dhënë nënshkrimet e tyre dhe nesër do të votojnë për t’i dhënë fund legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

Deputetja Blerta Deliu-Kodra ka thënë se si parti janë të dakorduar që nesër të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

“Natyrisht jemi dakorduar i kemi dhënë nënshkrimet, nuk ka dilema aty, thirrja e seancës së 22 gushtit për këtë arsye është thirrur. Të gjitha partitë politike jemi dakorduar për këtë datë, fillimisht do votohet pika për fondet IPA, pastaj vjen pika për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës”, tha ajo.

Dita e nesërme 22 gusht u caktua si datë në Kryesi të Kuvendit të Kosovës për shpërndarjen e Parlamentit, derisa tashmë janë dorëzuar nënshkrimet nga partitë e mëdha.

Seanca e nesërme pritet të fillojë në orën 10:00 ku si pikë e parë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa pika tjetër është votimi për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...