Në AAK apo PSD, flet Imer Mushkolaj, ka edhe një paralajmërim

Aktuale

Në AAK apo PSD, flet Imer Mushkolaj, ka edhe një paralajmërim

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 22:58
Imer Mushkolaj

Gjatë ditës së sotme u raportua se analisti i mirënjohur dhe gazetari Imer Mushkolaj, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, partisë së kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj.

Por, AAK-ja nuk është e vetmja parti në të cilën është thënë se Mushkolaj i është bashkuar. Në media, gjithashtu, ka dal edhe lajmi se ai I është bashkuar edhe partisë së Shpend Ahmetit.

Për bashkimin në parti politike, ka folur vet  Mushkolaj.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar këto lajmë duke thënë se sot e kanë anëtarësuar në dy parti.

Gjithashtu, ai ka paralajmëruar  se deri në zgjedhje do ta anëtarësojnë atë edhe në parti të tjera.

“Sot m'paskan anëtarësu n'dy parti. Deri n'zgjedhje garant m'anëtarësojnë edhe n'dy-tri tjera. Ju dua “, në këtë mënyrë Mushkolaj ka zgjedhur t1i mohoj zërat për hyrjen e tij në politikë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat