Milaim Zeka ia bën një kompliment vetes - Bota Sot
Milaim Zeka ia bën një kompliment vetes

Aktuale

Milaim Zeka ia bën një kompliment vetes

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 12:44
Milaim Zeka

Deputeti i deritanishëm, Milaim Zeka, ka treguar se pse ka votuar sot kundër shpërbërjes së Kuvendit, duke thënë se kështu e ka shprehur protestën e tij.

“Sepse jam kundër krejt këtyre qe e kanë sjellë në këtë gjendje vendin. Hapini sytë, mendjen, shpirtin dhe dijeni se ke e votoni. Mos t’ua blejnë votën tuaj me 20-50 euro. Mos votoni kundër të ardhmes së fëmijëve tuaj”.

“Spitale s’ka, duhet të shërohemi në Shkup, Turqi apo Beograd. Nuk kemi asgjë në këtë vend që të themi ‘mashallah’”.

“Kjo është forma e protestës sime. Kur krejt koalicioni e bojkotonte çdo seancë, unë isha prezent. Në mesin deputetëve të përgjegjshëm kam qenë edhe unë. Unë kam qenë një diamant në Kuvend”.

“Sot kam shpreh protestë kundër kësaj bërllokhane, përmes votës sime jam kundër këtyre që po rrejnë. Nuk është rrëzuar qeveria prej Gjykatës Speciale, atë e ka rrëzuar Kadri Veseli prej studios së Zërit të Amerikës në Uashington”.

“Këta dinë veç me maru asfalt edhe me e vjedh popullin. Jam betuar para varrit të babait tim që unë nuk shkoj në koalicion parazgjedhor. Çfarëdo çmimi që Partia Euroatlantike do ta paguajë, ne nuk do të bëjmë koalicion parazgjedhor”.

“Nuk kam bërë pazare politike me asnjë parti. Po hyra prapë në parlament, i garantoj qytetarët që kam me ecë pa truprojë por askush nuk ka me ma bë me gisht “kqyre ky hajni”, deklaroi Zeka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...