Deputetja e AAK-së zbulon pse dha dorëheqje Ramush Haradinaj, nuk është fjala për Specialen

Aktuale

Deputetja e AAK-së zbulon pse dha dorëheqje Ramush Haradinaj, nuk është fjala për Specialen

Nga: H.O. Më: 22 gusht 2019 Në ora: 20:37
Donika Kadaj-Bujupi/ Ramush Haradinaj

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi në një postim të saj në Facebook shkruan se Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje kohë më parë “për t'u kthyer Kryeministri i 100% Shtet”.

Ajo shkruan më tutje se ‘mandati i qeverisë u shkurtua nga kryetari i qeverisë, jo nga opozita. Atë e dërgoi në shtëpi Ramush Haradinaj. Për shkak të interesit shtetëror, jo atij partiak dhe personal’.

Postimi i plotë:

Dorëheqja për t'u kthyer Kryeministri i 100% Shtet

Shpërndarja e Kuvendit është lajm i mirë. Ajo është pasojë e vendimit të Ramush Haradinajt për t’u dorëhequr nga posti i Kryeministrit për shkak të interesit shtetëror dhe kombëtar, pasi u ftua në intervistë nga Gjykata Speciale.

Mandati i qeverisë u shkurtua nga kryetari i qeverisë, jo nga opozita. Atë e dërgoi në shtëpi Ramush Haradinaj. Për shkak të interesit shtetëror, jo atij partiak dhe personal.

Sërish Ramush Haradinaj që dorëhiqet nga Kryeministri për shkak të interesit shtetëror dhe kombëtar. Dorëheqje nga pozita më e pushtetshme shtetërore në mbrojtje të interesit të përgjithshëm.

Ky është standardi vleror. Standardi dallues. Një nga standardet që do t’ia jep fitoren listës sonë, për ta kthyer Ramush Haradinajn Kryeministër!

Sepse Kosovës i duhet një qeveri e vendimeve dhe e punëve të mëdha. Një Kosovë 100% shtet.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat