Rrëfimi për 9 vjeçaren që u kap nga policia serbe në bagazhin e veturës - Bota Sot
Rrëfimi për 9 vjeçaren që u kap nga policia serbe në bagazhin e veturës

Aktuale

Rrëfimi për 9 vjeçaren që u kap nga policia serbe në bagazhin e veturës

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 16:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vajzë 9-vjeçare nga Kosova u kap javën e kaluar nga policia kufitare në Merdare derisa ilegalisht u tentua që ajo të dërgohej në Gjermani. Historia e vajzës së mitur është prekëse.  Ajo për vite u rritë në Kosovë nga gjyshi, pasi  prindërit e saj ishin ndarë vite më parë. Nëna e 9  vjeçares ka emigruar ilegalisht në Gjermani, nga ku ka tentuar disa herë ta marrë vajzën, por pa sukses. Por, pak ditë më parë kjo u bë në mënyrë të rrezikshme pasi vajza ka mundur ta pësojë e fshehur në bagazhin e veturës.  E mitura fatmirësisht është mirë me shëndet edhe ndodhet tek të afërmit e saj në Kosovë

Nuk janë të rralla rastet kur dikush tenton të fsheh ndonjë send  në veturë për t’a kontrabanduar, por javën që shkoi në kufirin Kosovë –Serbi, në pjesën serbe, në bagazhin e një veture u gjet diçka tjetër. Autoritete serbe kapën një vajzë 9 vjeçare kosovare të cilën daja i saj po tentonte ta çonte në Gjermani.

Historia e 9 vjeçares është e dhimbshme. Ajo është rritur nën përkujdesjen e gjyshërve pasi prindërit e saj nga Komuna e Podujevës ka vite që janë ndarë me njëri-tjetrin. Për një kohë për vajzën e mitur ishte kujdesur nëna e saj, por para 4 vitesh ajo emigroi në Gjermani.

Tentimet për ta marrë vajzën e saj në kurbet i bëri disa herë. Por, këtë radhë kishte qenë daja i 9 vjeçares ai i cili kishte tentuar që mbesën ta transportonte ilegalisht në Gjermani, përmes pikës kufitare të Merdares.

Në këtë pikë kufitare, vetura në të cilën gjendej nëntë-vjeçarja u ndal nga autoritetet serbe pasi si duket në pjesën kosovare ka kaluar me lehtësi. Gjatë kontrollit, u zbulua se vajza gjendej në bagazh, saktësisht në vendin ku ishte destinuar për gomën rezervë të  veturës. Nuk dihet se cfarë ka ndodhur me dajën e saj dhe si ka kaluar ai me autoritetet serbe pas për 48 orë ka qëndruar në mbajtje,por më datë 19 të këtij muaji, e mitura, u riatdhesua në Kosovë nga ana e autoriteteve të Serbisë. Ajo për momentin gjendet tek tezja e saj në fshatin Shajkovc të Podujvevës.

E detaje për gjendjen shëndetësore të vajzës së mitur, ka dhënë për gazetën, menaxherja e Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Podujevës e cila po merret me rastin, Ardiana Blakqori.

Edhe ajo ka konfirmuar se vajza është mirë.

“Ne jemi duke e monitoruar rastin. Kemi qenë tek vajza. Ajo me datë 19 është kthyer tek familja. Gjendja shëndetësore e saj është e mirë. Ne po mundohemi që ta gjejmë një kujdestar i cili do të kujdeset për vajzën”, ka thënë për Express, menaxherja e rastit.

E ndërkohë, për këtë rast kanë raportuar edhe mediet serbe.

Sipas tyre, vetura në të cilën po fshihej vajza ishte me targa të Gjermanisë ndërsa po drejtohej nga një burrë 42-vjeçar. Gjatë inspektimit të rregullt, ata thanë se nuk kishin asgjë për të raportuar, por oficerët doganorë gjetën një vajzë nëntë vjeçare shqiptare të fshehur te vendi për gomën rezervë. Më pas policia gjeti në veturë dokumentet e vajzës, e cila është nga Podujeva.

Shoferi i veturës i ka thënë autoriteteve serbe se fëmija ishte i motrës së tij, e cila jeton në Gjermani, dhe ajo derisa po luante aksidentalisht ishte fshehur në bagazh.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për të cilët më nuk ka ndonjë informacion.

9 vjeçarja ishte nisur në Gjermani për t’u bashkuar me nënë e saj.  Vajza kishte katër vite që po tentonte të siguronte dokumentet por të gjitha tentimet kishin dështuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...