Ushtaraku shqiptaro-amerikan zbulon skenarin për zgjedhjet në Kosovë: SHBA po shqyrton këto dy opsione

Aktuale

Ushtaraku shqiptaro-amerikan zbulon skenarin për zgjedhjet në Kosovë: SHBA po shqyrton këto dy opsione

Nga: A.ZH Më: 23 gusht 2019 Në ora: 16:59
LDK, Vetëvendosje, foto arkiv

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka thënë se SHBA-ja është duke shqyrtuar dy opsione për krijimin e një koalicioni, që do ta udhëheq Kosovën në katër vitet e ardhshme.

Ai ka thënë se SHBA-ja po merr në konsideratë krijimin e Qeverisë me një koalicion që përfshin LDK-në, Vetëvendosjen dhe dy parti të vogla si Nisma me minoritetet.

“LDK-ja do ta udhëheq qeverinë ku VV-ja do ti merr dy resoret tjera si Kryetarin e Kuvendit dhe ndoshta edhe Zyrën e Presidencës”, ka thënë ai.

Opsioni i dytë sipas Maralushës, është krijimi i një koalicioni mes LDK-së, PDK-së dhe Vetëvendosjes, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se opsioni i dytë mund të shkatërrojë LDK-në si parti legjitime, pasi një pjesë e kësaj partie, nuk e dëshirojnë koalicionin me PDK-në.

Maralusha ka thënë se populli nuk duhet të votojë të korruptuarit dhe ata me akuza për korrupsion e nepotizëm.

Ai ka thënë se zgjedhjet e reja do të mbahen në muajin shtator.

Reagimi i Maralushës në Facebook:

Çka pret SHBA tash pasi që Qeveria e deritashme mbaroi dhe Kosova po shkon në zgjedhje të reja.

Bisedova me disa shokë të mi të deritashëm prej që ende punojnë dhe e mbikëqyrin Kosovën. SHBA është duke i studiuar dy opsione për krijimin e një koalicioni që do ta udhëheq Kosovën për katër (4) vitet e ardhshme.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja ka fundi i shtatorit patjetër dhe rrugëdalje tjetër s’ka. Janë dy opsione të mundshme që SHBA po i merr në konsiderim ndaj krijimit të një qeverie për Kosovën.

1. Opsioni i parë: një koalicion që do të perfshijë LDK-në me VV-në dhe si partitë kryesore dhe dy parti të vogla që janë Aleanca, NISMA me minoritetet. Ky do të jetë opsioni më i mirë që do të krijojë një qeveri të qëndrueshme. LDK-ja do ta udhëheq qeverinë ku VV-ja do ti merr dy resoret tjera si Kryetarin e Kuvendit dhe ndoshta dhe Zyrën e Presidencës. VV-ja poashtu munda ta merr edhe Ministrinë e Drejtësisë. LDK-ja me i mare doganat dhe ekonominë. Resoret tjera mund të shpërndahen brenda koalicionit. AKI-ja duhet t’i jepet një personi jo partiak që është i kualifikuar dhe i përshtatshëm për SHBA-në. Ky opsion do ta lërë PDK-n, AAK-në dhe partinë e Shpend Ahmetit jashtë në opozitë. AKR-ja nuk do ta mbërrin pikën e kualifikimit, kështu që do të perëndojë (zhduket si një parti. Ky opsion do të krijojë një qeveri stabile për katër vitet e ardhshme dhe LDK-ja nuk do të zhduket.

2. Opsioni i dytë: LDK-ja me PDK-në dhe me VV-në. Ky opsion preferohet nga SHBA, por nuk do të pranohet nga të gjithë anëtarët e LDK-së se do të bjen shkatërrimin total të LDK-së si një parti legjitime. Një pjesë e madhe e LDK-së nuk duan të hyjnë në koalicion me PDK-në nëqoftëse Kadri Veseli, H. Thaçi, Grabovci dhe do tjerë nga militantët e PDK-së (sidomos ata që janë të koruptuar dhe të akuzuar për krime politike/ekonomike dhe për nepotizem. Sipas analistëve këtu në SHBA, asnjë opsion nuk është 100% i volitshëm, por rrugëdalje tjetër nuk ka, pasi që LDK-ja, as PDK-ja qe as nuk janë në pozitë të krijojnë një qeveri me forcat e veta. Poashtu, ne mendojmë se një qeveri me VV-në në opozitë nuk do të jetë e volitshme, por as produktive për Kosovën.

Sipas mendimit dhe dëshirave tona këtu në SHBA, në zgjedhjet e shtatorit, populli në Kosovë, nuk duhet me ia dhënë votat as një personi që është i ditur se është i koruptuar apo që është ndër akuza për korupsion politik/ekonomik apo për nepotizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat