Media merr vesh se arsyeja pse PDK ka thirrur konferencë për media, ka të bëjë me nominim e Kadri Veselit për kryeministër.
“PDK e ka nominuar zyrtarisht Kadri Veselin për kryeminsitër”, tha ky burim.
Ndryshe, PDK pak më herët njoftoi se do të mbajë një konferencë me media, duke filluar nga ora 19 e 45.
“Sonte (e premte), në ora 19:45, PDK mban konferencë për media, në “Hotel Emerald”, jeni të mirëseardhur!”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media.