NISMA vazhdon me aderime, kush iu bashkua sot?

Aktuale

NISMA vazhdon me aderime, kush iu bashkua sot?

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 20:06
Nisma Socialdemokrate

Nismës Socialdemokrate sot ju bashkuan edhe dy personalitete të rëndësishme nga fusha e mjekësisë, Dr. sc. Shefki Ajdini nga Prishtina dhe doktori i mjekësisë veterinare, Besfort Haxhishabani nga Gjakova.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen e Nismës Socialdemokrate.

Aty thuhet se anëtarët më të rinj të Nismës i kanë pritur krerët e partisë, Fatmir Limaj, e Jakup Krasniqi të cilët i kanë falënderuar dhe i kanë shprehur mirënjohje për gatishmërinë e tyre për të rrugëtuar së bashku në Nismë.

“Nisma është shtëpia e juaj. Nisma është një organizatë politike që angazhohet për drejtësi dhe solidaritet. Ne duam dhe angazhohemi që të jemi zëri i punëtorit, i të riut dhe gruas, pensionistit dhe të gjithë njerëzve që kanë nevojë për ndihmën e shtetit”, ka thënë me këtë rast Limaj.

“NISMA është kthyer në adresën më të besuar politike, të cilës çdo ditë po i bashkohen qytetarë të shumtë anembanë vendit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Nismës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat