Pas zhvillimeve të fundit në LDK: Vjen reagimi i Eqrem Kryeziut

Aktuale

Pas zhvillimeve të fundit në LDK: Vjen reagimi i Eqrem Kryeziut

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 21:33
Eqrem Kryeziu

Ish- nënkryetari i Parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës në kohën e liderit historik të saj, Ibrahim Rugovës, Eqrem Kryeziu ka kritikuar të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa.

Kryeziu në një përgjigje të shkurtër ka thënë se i pari i LDK-së, Isa Mustafa në të kaluarën ishte dëshmuar si kampion i gënjeshtrave.

Gjithë këtë deklaratë ai e ka bërë kur është pyetur lidhur me koalicionet parazgjedhore të LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Në të kaluarën Isa faqe botës u dëshmua si kampion i gënjeshtrave. Ju vazhdoni t’i besoni, e keni lejen time”, ka thënë shkurt Kryeziu.

Kryeziu kishte sulmuar Mustafën edhe para disa muajsh kur LDK po mbante Kuvendin e saj zgjedhor.

Pak para fillimit të procesit të votimit publikut i ishte drejtuar Kryeziu i cili e kishte quajtur Mustafën defatore të Rrahman Morinës. E për të pranishmit në Kuvendin Zgjedhor, Kryeziu pati thënë se do të kujtohen gjatë.

“Nga kjo pikëpamje mund të them se po qe se Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës konfirmon sot për udhëheqës Defatoren e Rrahman Morinës, anëtarët e atij Kuvendi do të kujtohen për një kohë të gjatë”, pati deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat