A do ta pranonte në konak Albin Kurtin? Kjo është përgjigja e Kadri Veselit

Aktuale

A do ta pranonte në konak Albin Kurtin? Kjo është përgjigja e Kadri Veselit

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 19:10
Kadri Veseli

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, në një intervistë nga jeta e tij private dhënë për emisionin n’Konak,  ka treguar se kë pret ai në konakun e tij.

Ndër të tjera, Veseli është pyetur edhe për kundërshtarët politikë. I pyetur se a do ta pranonte në konak të shtëpisë liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Veseli ka thënë se shtëpia është e Zotit e mikut, andaj natyrisht se do ta priste edhe Albin Kurtin.

“Shtëpia është e mikut është e Zotit, runa zot mos me e prit”, ka thënë shkurt Veseli.

Në këtë emision, Veseli ka shpalosur detaje nga jeta e tij dhe proceset e rëndësishme të vendit, pjesë e të cilave ka qenë edhe vetë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat