Miftaraj: Politikanët po tregojnë hipokrizinë e tyre, me urimet për vitin shkollor

Aktuale

Miftaraj: Politikanët po tregojnë hipokrizinë e tyre, me urimet për vitin shkollor

Nga: A.SH Më: 2 shtator 2019 Në ora: 10:36
Ehat Miftaraj

Sot ka filluar viti shkollor në vend dhe politikanët kanë uruar për këtë vit.

Ndërsa Ehat Miftaraj nga KDI, ka thënë se ende pa filluar dita e parë e shkollës, ende pa u ulur nxënësit në banka, politikanët tregojnë hipokrizinë e tyre.

Ai ka marrë shembull deklaratën e Haradinajt i cili mes tjerash ka thënë se “Kemi shënuar të arritura në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, avancim në planprograme dhe infrastrukturë moderne dhe pandalshëm do të punojmë që shkolla jonë të jetë e modelit dhe standardeve europiane”.

Sipas Miftarajt, hipokrizia këtu qëndron se i njëjti, fëmijën e tij e dërgon në shkollë private, të cilën shkollë e financon vet Qeveria.

Postimi i plotë:

Sot fillon viti i ri shkollor. Urime dhe shume suksese te gjithe nxenesve, vecanarisht atyre qe sot per here te pare njoftohen me bankat e shkolles.

Ende pa filluar dita e pare e shkolles, ende pa u ulur nxenesit ne banka, politikanet tregojne hipokrizine e tyre!

Shembulli:

“Kemi shënuar të arritura në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, avancim në planprograme dhe infrastrukturë moderne dhe pandalshëm do të punojmë që shkolla jonë të jetë e modelit dhe standardeve europiane”.

Hipokrizia ketu qendron se i njejti, femijen e tij e dergon ne shkolle private, te cilen shkolle e financon vet Qeveria.

Aq shume e kane ngrit cilesine e arsimit, i kane avancu planprogramet dhe infrastrukturen, sa as vet nuk i beson ketij sistemi arsimor, sa qe femijen e vet e dergon ne shkolle private.

100% shtet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat