Qeveria ia kishte dhënë 658 mijë euro gjimnazit ku vijon mësimet djali i Haradinajt

Aktuale

Qeveria ia kishte dhënë 658 mijë euro gjimnazit ku vijon mësimet djali i Haradinajt

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 13:24
Ramush Haradinaj me gruan dhe djalin

Në tetor të vitit të kaluar, Qeveria e Ramush Haradinajt i kishte ndarë në total 658 mijë e 858 euro për gjimnazin Loyola, ku tani do të vijoj mësimet djali i tij.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se djali i tij do të vijoj mësimet në gjimnazin “Loyola”.

“Në ditën e parë të shkollës për këtë vit, krah Gjinit, i cili po e nisë një etapë të re të edukimit në Gjimnazin ‘Loyola’”, ka shkruar Haradinaj, teksa ka folur edhe për cilësinë e arsimit, ndonëse gjimnazi “Loyola” nuk është institucion publik i arsimit në Kosovë. Gjimnazi “Loyola” është i regjistruar si Organizat Jo-Qeveritare.

Në mbledhjen e Qeverisë së datës 2 tetor të 2018, Qeveria e Kosovës me kërkesë të Ministrisë së Arsimit i’a kishte dhënë Gjimanzit “Loyola” këto mjete të ndara në dy kategori.

308 mijë e 858 euro u janë dhënë gjimnazit në fjalë për bërë rimbursimin e pagave për vitin 2018.

Ndërsa 350 mijë euro tjera, Qeveria e Kosovës i kishte dhënë për themelimin dhe funksionalizimin e shkollës së lartë profesionale me sistem tre vjeçar.

“Aprovohet kërkesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 350,000 (Treqind e pesëdhjetëmijë) euro për themelimin dhe funksionalizimin e shkollës së lartë profesionale me sistem tre vjeçar me planprogram të shkollave profesionale në Gjermani “Loyola Profesional”, thuhet në vendimin për ndarjen e 350 mijë eurove.

Vendimi i Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare për Gjimnazin “Loyola”Këto mjete ishin marrë nga Ministria e Financave, prej kategorisë së shpenzimeve, subvencioneve dhe transfereve.

Në janar të këtij viti, shteti u sfidua për gati 1 muaj nga punëtorët e arsimit, të cilët qëndruan në grevë derisa ishte marrë vendimi që përmes Ligjit të Pagave atyre të iu rritet paga.

Viti shkollor ka filluar sot në të gjitha shkollat në Kosovë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat