Pas Serbisë, sot në Kosovë vjen deputeti i Bundestagut gjerman

Aktuale

Pas Serbisë, sot në Kosovë vjen deputeti i Bundestagut gjerman

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 08:03
Peter Beyer

Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer.

Gjatë ditës së djeshme, kishte qëndruar për vizitë zyrtare deputeti gjerman i koalicionit CDU-CSU që drejtohet nga kancelarja Angela Merkel, Peter Bayer.

Ndërkaq sot, deputeti gjerman Beyer, do të qëndrojë në Kosovë.

Sipas njoftimit, Beyer në ora 15:00 do të takohet me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ndërkaq në ora 16:30, Beyer do të takohet me kryeministrin e dorëhequr, Ramush Haradinaj.

Sipas njoftimeve, pas këtyre takimeve do të ketë edhe konferencë për medie.

Theksojmë se gjatë vizitës së tij në Beograd, temë diskutimi në mes Beyer dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ishte Kosova, përkatësisht gjetja e një zgjidhjeje për kompromis në mes të Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat