Nënkryetari i AAK-së në Vushtrri i bashkohet PDK-së

Aktuale

Nënkryetari i AAK-së në Vushtrri i bashkohet PDK-së

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 10:17
Rrahim Tahiri

Nënkryetari i degës së AAK-së në Vushtrri, Rrahim Tahiri, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e partisë.

Tahiri në një shkrim të bërë në Facebook, ka thënë se ai do t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.

“Nga sot, nuk jam anëtar dhe simpatizant i AAK-së. Por, me tërë fuqinë time do ta mbështes Partinë Demokratike të Kosovës PDK, partia e cila ka vlera dhe premton të ardhme të ndritshme për vendin, popullin e mbi të gjitha për fëmijët tanë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Shkrimi i plotë:

“Të nderuar qytetarë të Vushtrrisë!

Sot, me datë 03.09.2019, për shkaqe objektive dhe mospërputhjes së interesave të qytetarëve vushtrrias me atë të partisë së AAK-së, jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e nënkryetarit të AAK-së, dega në Vushtrri.

Nga sot, nuk jam anëtar dhe simpatizant i AAK-së. Por, me tërë fuqinë time do ta mbështes Partinë Demokratike të Kosovës PDK, partia e cila ka vlera dhe premton të ardhme të ndritshme për vendin, popullin e mbi të gjitha për fëmijët tanë!

Nga partia e AAK-së dega në Vushtrri tërhiqen 5 nëndegë Strofc, Bequk, Gllavotin, Bivolak dhe Zhilivodë, dhe jemi në pritje të largimit edhe disa nëndegë tjera”.

Ndryshe,  pak para zgjedhjeve personalitete të ndryshme kanë bërë lëvizje duke ndërruar partinë, disa prej tyre edhe janë tërhequr nga politika.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 6 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat