OVL UÇK: Time Kadriaj do të dëshmojë pastërtinë e luftës çlirimtare

Aktuale

OVL UÇK: Time Kadriaj do të dëshmojë pastërtinë e luftës çlirimtare

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 13:50
Time Kadriaj

Kryesia e OVL UÇK ka reaguar pas ftesës për ish-ushtaren e luftës çlirimtare të Kosovës Time Kadriaj nga ana e Gjykatës Speciale.

“Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në reagim.

Kryesia e OVL UÇK-së thotë se specialja do të dështojë në këtë drejtim dhe se të gjithë luftëtarët e UÇK-së, përfshirë Time Kadriaj, do të dëshmojnë pastërtinë e luftës sonë çlirimtare.

Ish-deputetja  nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj do të intervistohet më 18 shtator nga Gjykata Speciale në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat