Dorëhiqet anëtari PDK-së: Nuk mund të bësh pakt kundër korrupsionit me njerëzit më të korruptuar në parti

Aktuale

Dorëhiqet anëtari PDK-së: Nuk mund të bësh pakt kundër korrupsionit me njerëzit më të korruptuar në parti

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 15:32
Foto

Ish- kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Zogjani ka dhënë dorëheqja nga kjo parti.

Arsyeja e dorëheqjes sipas tij është degradimi që ka pësuar kjo parti.

Në dorëheqjen e tij ai i ka thënë Kadri Veselit se nuk mund të luftoj korrupsionin pasi që në partin e tij ai i ka njerëzit më të korruptuar.

“Unë po i them atij se ti këtë nuk mund ta bësh kur brenda administratës së subjektit tuaj i ke njerëzit më të korruptuar, shpërdorues të detyrës zyrtare, keq menaxhim i parasë publike dhe donacioneve, dhe ju për të gjitha jeni në dijeni”

“Ju edhe pse jeni të njoftuar nga kompania audituese e Pasqyrave Financiare e miratuar nga Kuvendi i Kosovës asnjë veprim nuk keni marrë gjer më sot….”, ka thënë ai.

Ky reagim i Zogjanit vjen pasi që kryetari i PDK-s, Kadri Veseli para ca ditësh bëri thirrje për tu bashkuar dhe nënshkruar Aktin kundër korrupsionit e shpërdorimit të detyrës zyrtare.

Ai përmes këtij postimi, ka treguar se nuk do të jetë më anëtar dhe simpatizant i PDK-së kjo pasi që sipas tij  që subjekti ku bënte pjesë që 20 vite tanimë kishte degraduar.

“Subjekti që isha 20 vite tani ka degraduar duke larguar dhe anashkaluar, duke ngritur e montuar aktakuza te ata që e formuan dhe forcuan PDK-n, dhe e sollën deri këtu. Subjekti politik është bashkim i njerëzve vullnetarë rreth një programi, rreth një kauze, rreth një ideologjie kombëtare e ligjore”, tha Zogjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat