Bajgora tregon për gjendjen e dy të plagosurve që po trajtohen në QKUK

Aktuale

Bajgora tregon për gjendjen e dy të plagosurve që po trajtohen në QKUK

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 21:29
Avdush Bajgora

Mjeku kujdestar në QKUK, Avdush Bajgora ka folur rreth gjendjes aktuale shëndetësore të dy personave të plagosur, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK.

Bajgora, specialist reanimator, tha se pacientët i janë nënshtruar operacioneve kirurgjikale, por gjendja e tyre është e rëndë.

Bajgora: Pacientët i janë nënshtruar operacioneve kirurgjikale

"Ne e kemi marrë në dorë gjendjen e përgjithshme të pacientëve, të cilët momentalisht janë të shtrirë në QKUK. Pacientët i janë nënshtruar operacioneve kirurgjikale, njëri prej tyre ka pasur lëndime në kokë me armë zjarri është intervenuar, gjendja e tij është e rëndë. Dhe tjetri ka pasur lëndime në ekstremitete, ku janë atakuar disa arterie dhe vena me rëndësi vitale. Tek këto raste gjendja është shumë e rëndë dhe momentalisht janë duke u trajtuar në mjekimin intenziv", tha Bajgora.

Ndryshe, katër persona janë plagosur sot në lagjen “Mati 1”, gjatë një përleshje mes dy familjeve për shkak të kontestit pronësor. Dy prej tyre, kanë ndërruar jetën më vonë si pasojë e plagëve të marra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat