Lajm i madh nga Ambasada e SHBA-së, nga 1 tetori të gjitha llojet e vizave jepen në Kosovë - Bota Sot
Lajm i madh nga Ambasada e SHBA-së, nga 1 tetori të gjitha llojet e vizave jepen në Kosovë

Aktuale

Lajm i madh nga Ambasada e SHBA-së, nga 1 tetori të gjitha llojet e vizave jepen në Kosovë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 17:34
Ambasada e SHBA-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dhënë lajmin e madh. Duke filluar që nga data 1 tetor 2019 në ndërtesën e re të kësaj ambasade në kryeqytet do të jepen të gjitha llojet e vizave.

 Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e kësaj ambasade në ‘facebook’, jepen të gjitha instruksionit për ata që ia mësyjnë  kësaj ambasade për të marrë ndonjë vizë.

Një zyrtarë i lartë i kësaj ambasade, James Finan, përmes videos tregon të gjithë hapat dhe këshillat që duhet ndjekur një person që vendos të aplikojë për vizë.

Në fillim thuhet që nuk duhet marrë me vete asgjë tjetër përveç gjërave që kërkohen gjatë intervistimit, në mënyrë që të mos ketë vonesa gjatë procesit të verifikimit brenda ambasadës.

Pastaj aplikantët  kalojnë në dhomën e intervistave brenda ambasadës.

Para ndërtimit të kësaj ambasade të re, shtetasit e Kosovës ishin të detyruar t’i drejtoheshin Shkupit për të aplikuar për viza./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...