8-shi i koalicionit Nisma-AKR-PD

Aktuale

8-shi i koalicionit Nisma-AKR-PD

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 22:39
Nisma Socialdemokrate

Bashkëpunëtori më i ngushtë i kreut të Nismës, Endrit Shala për herë të parë i ka hyrë garës për deputet.

Ai në listën e Koalicionit Nisma- AKR- PD, të cilës i prin Fatmir Limaj, do ta bartë numrin 8-të.

Shala është ministër në detyrë i Tregtisë dhe i Industrisë, të cilën e udhëheq tash e një vjet.

Gjatë kohës së Shalës si ministër, në udhëheqjen e Qeverisë nga Ramush Haradinaj, ishte vendosur taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake.

Në 10-shen e parë pos kndidatit të këtij koalicioni për kryeministër Fatmir Limaj janë edhe: lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, e pasuar nga Albulena Balaj, Bilall Sherifi, Zafir Berisha, Mirlinda Sopi- Krasniqi, Islam Pacolli, Endrit Shala, Shqipe Kupina dhe e përmbyllur me Haxhi Shalën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat