Migjen Kelmendi thur lavde për Veselin dhe Thaçin: Kur kërcitën topat në Kosovë, nuk ikën

Aktuale

Migjen Kelmendi thur lavde për Veselin dhe Thaçin: Kur kërcitën topat në Kosovë, nuk ikën

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 23:39
Migjen Kelmendi dhe Kadri Veseli

Ikona e muzikës rock, Migjen Kelmendi, që së fundmi u bë pjesë e PDK-së ka treguar lidhjen e tij me UÇK-në.

“Në vitet e 90’ta lëvizja paqësore që e udhëhoqi Ibrahim Rugova pati sukses shumë të madh pasi e ktheu vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare te populli shqiptar në Kosovë. Na prezantoi si popull i civilizuar që me mjete të civilizuar kërkon të arrijë qëllimet e veta politike”.

“Për fat të keq ajo u zgjat dhe u vonua. Në një aspekt u fitua shumë dhe në një aspekt tjetër mbetem duke pritur. Në ndërkohë, administrata e dhunshme e Millosheviqit arriti ta përthithë lëvizjen paqësorë dhe ta shndërrojë në argument të vetin dhe ta përdorë kundër nesh”.

Kelmendi në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës ka treguar për eksperiencën e tij si gazetar në kohën e luftës në Kosovë.

“Unë isha i emëruar nga qeveria në ekzil që të jem kryeredaktori dhe shefi i ekipit të gazetarëve të televizionit të Prishtinës që vepronin në Prishtinë, por edhe e shfaqnim programin në dy orët e famshme të TVSH-së”.

“I gjetur në asi konteksti, kur u shfaq UÇK-ja ai ishte lajm”.

Kelmendi , që njihet për gjuhën e tij të drejtpërdrejtë, ka thënë se “kur kërsasin topat disa rrinë dhe disa ikin”.

“Kur kërsitën topat në Kosovë dhe kur u shfaq rreziku, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi nejtën dhe nuk ikën. Gati krejt gazetarët ikën  – u tutën prej sfidës, ikën prej lajmit dhe detyrës me dhanë lajmin”.

“Në një mënyrë, mbeta gati vetëm. Unë e organizova një ekip sepse ishte gazetari Nuhi Bytyqi që më  thoshte se ‘e kam një lidhje me ushtrinë andej’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat