Edhe një goditje kundër ish-komandantit të Koshares që iu bashkua PDK-së: Je shitur te bandat

Aktuale

Edhe një goditje kundër ish-komandantit të Koshares që iu bashkua PDK-së: Je shitur te bandat

Nga: A.ZH Më: 8 shtator 2019 Në ora: 09:32
Hisen Berisha dhe Kadri Veseli

Edhe një kritikë ka ardhur kundër Hisen Berishës, ish-Komandant i brigadës 138 “Agim Ramadani”, i cili ishte pjesë e betejës së Koshares, pas aderimit në Partinë Demokratike të Kosovës.

Veprimtari i LDK-së Xhevat Rexhaj, në një postim në Facebook, e ka quajtur “të shitur” dhe “frikacak” Berishën, përcjell Bota sot.

Rexhaj ka thënë se Berisha, sikur Rrustem Berisha, “janë shitur të bandat e Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt”.

Reagimi i Rexhajt:

Kam pas shkruar qe disa muaj se ky është i shitur, dhe frikacak

Ky matrapazi ia ka puth këmbët Kadri SHIK-ut më 5 korrik, andaj edhe ky sikur Rrustem Berisha ishin të shitur te bandat e Ramushit e Kadri SHIK-ut shumë më herët...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat