Veseli: PDK do ta ndalë korrupsionin e nepotizmin, do ta mbajë rininë në Kosovë - Bota Sot
Veseli: PDK do ta ndalë korrupsionin e nepotizmin, do ta mbajë rininë në Kosovë

Aktuale

Veseli: PDK do ta ndalë korrupsionin e nepotizmin, do ta mbajë rininë në Kosovë

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 20:12
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli para të pranishmëve është shprehur i emocionuar me praninë e madhe te qytetarëve që kanë ardh në konventën e kësaj partie.

Ai ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit janë fitore e PDK-së, e partisë së shpresës.

Veseli ka thënë se vetëm PDK mund të luftojë korrupsionin, ta mbajë rininë në vend dhe ta zhvillojë Kosovën.

Derisa ka theksuar se Qeveria do të jetë e vogël, gjithpërfshirëse dhe që do tu jepet hapësirë rinisë.

Me poshtë disa pjesë nga fjalimi i tij:

Është emocion i jashtëzakonshëm. Dje fitoi kombëtarja jonë në futboll, ndërsa bëheni gati për fitorën e kombëtares tonë politike, të PDK-së.

Secili prej nesh këtu, është emocionues ky rrugëtim që po nisim sot, nuk është vetëm moment reflektimi, është zotim për rrugën që do ta bëjmë, rrugën që do ta përcaktoj drejtimin e shtetit tonë.

Kemi pasur suksese, edhe gabime. Por edhe ata që marrin pjesë në rrugëtimin e Kosovës pranojnë vlerat mundin sukseset dhe gabimet.

Gjithmonë, UÇK ka me qenë vula e lirisë e shtetit tonë.

6 tetori është referendum për të ardhmen e Kosovës, nëse duam të ecim fuqishëm drejt rrugëtimit euroatlantik.

Me 6 tetor, do të fitojmë me besimin e qytetarëve për t’i treguar të tjerëve se Kosova është besimi dhe jeta jonë.

Me 6 tetor, ne do të fitojmë, për tu treguar të gjithëve se ata që promvojnë rininë dhe iu japin shans të vërtetë do ta udhëheqin vendin.

Zgjedhjet e 6 tetorit nuk janë qëllimi, por realizimi i misionit dhe ëndrrës tonë të përbashkët për vendin tonë.

Po, ne, PDK, do ta bëjmë këtë, dhe ne kemi guxim, vizion ta bëjmë. Prandaj, zgjedhjet kanë të bëjë me një pyetje:

Kush mund ta mbrojë dhe zhvilloj Kosovën, ta luftoj Korrupsionin dhe ta mbaj rininë  tonë, kush mund të ndalë administratën e Serbisë ndaj shtetit tonë,

Ne do t’i bëjmë këto, ne jemi partia e lirisë, ne Partia Demokratike e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës duhet t’i përgjigjet vetëm popullit të Kosovës. Nuk mund të ndërtohet e ardhmja nga ata që dyshojnë në të, që e mohojnë identitetin e vendit e që skanë zemer ta qojnë lartë flamurin e Kosovës.

Nuk mund të ndërtojmë të ardhmen me ata që e cenojnë parteritetin me SHBA

Nuk mund të ndërtojmë të ardhme nga ata që s’kanë vullnet për të luftuar korrupsionin, nepotizmin.

Gjëja e parë të pranojmë problemin dhe të nisim ndërtimin nga shtëpia.

Ne do të formojmë një qeveri pa aktakuza, e vogël në numër po efikase e gjithëpërfshirëse. Do të jemi qeveri që ka pasur më së shumti të rinjë që ka pasur ndonjëherë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...