Dardan Velija: LDK dhe Vetëvendosje garojnë për të parin

Aktuale

Dardan Velija: LDK dhe Vetëvendosje garojnë për të parin

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 00:55
Dardan Velija

Opinionisti Dardan Velija në Analiza Zgjedhore ka dhënë vlerësimet e tij lidhur me listat e partive politike dhe koalicioneve për zgjedhjet e 6 tetorit.

Velija tha se lista e LDK-së tregon për progresivitetin e kësaj partie.

“Kjo listë mund të shihet prej një perspektive që ka një progres serioz edhe në moshë edhe në pikëpamje. Ka një ngritje në listë të kandidatëve që elektorali i LDK-së i percepton si progresive dhe që mund të bëjnë një ndryshim ne vend”.

“Besoj që në dhjetëshen e parë e shohim qeverinë e Vjosa Osmanit nëse LDK-ja i fiton zgjedhjet”.

Sa i përket listës zgjedhore të PDK-së, Velijaj e vlerësoi largimin e personave me aktakuza.

“Largimi nga lista i personave me aktakuzë në kushtet aktuale është i mirë dhe është një hap në drejtimin e duhur. Sidoqoftë në këtë listë ka persona që sado që nuk kanë aktakuza nga insistucionet juridike tona, përfolen për afera të ndryshme”.

“Nëse PDK-ja do të jetë në opozitë me emrat që i ka në këtë liste, do të jetë shumë e fuqishme”.

Për AAK-PSD Velijaj tha se potencialisht mund ta konsiderojë qëllim final vendin e tretë, ndërsa për vendin e parë tha se garojnë LDK-ja me Vetëvendosjen.

Për këtë të fundit Velija tha se ka prurje goxha të mira dhe se është rikuperuar mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat