Flet Nuredin Ibishi, tregon pse nuk është në listën e kandidatëve të LDK-së

Aktuale

Flet Nuredin Ibishi, tregon pse nuk është në listën e kandidatëve të LDK-së

Nga: N.H Më: 10 shtator 2019 Në ora: 17:33
Nuredin Ibishi

Ish-deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi thotë se përkundër nominimit nga kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur të tërhiqet nga kjo kandidaturë.

Ibishi shton se vendimi i tij niset nga vlerësimi personal se me tërheqjen e tij, sa do pak, do u jepet mundësi /hapësirë, një kandidati-tje të ri të sprovohet në garën për deputet-te në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

Të nderuar miq, simpatizantë të LDK-së, të nderuar anëtarë të kryesisë, edhe ju kryetarë të nëndegëve,

Ju falenderoj për nominimin dhe miratimin tuaj të kandidaturës time për kandidat për deputet të LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me gjithë nominimin tuaj, pra të delegatëve të Degës së IV-të dhe vlerësimin pozitiv të kandidaturës time, për deputet, nga kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, unë kam vendosur të tërhiqem nga kjo kandidaturë.

Vendimi im niset nga vlerësimi im personal se me tërheqjen time, sa do pak, do u ipet mundësi /hapësirë, një kandidati-tje të ri të sprovohet në garën për deputet-te në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Të gjithē të nominuarit dalshim faqebardhë!
Ju faleminderit për mbështetjen dhe nominimin tuaj!

Gjithashtu i pergëzoj për nominim të gjithë kandidatët për deputet të LDK-së duke ju dëshiruar suksese në zgjedhjet për Legjislaturën e VII-të, në rrugën drejt fitores dhe rikthimit të LDK-së si parti e parë në skenën politike të Kosovës.

Si anëtar i shtabit zgjedhor të degës së IV-të,do mbështesim fuqishëm gjithë kandidatët.

Me konsideratën time:
Nuredin Ibishi - LEKA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat