Haradinaj befason me deklaratën pas shkarkimit të Boltonit

Aktuale

Haradinaj befason me deklaratën pas shkarkimit të Boltonit

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 08:47
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media nuk ka dashur ti komentoj deklarimet e zëvendëskryeministrit në detyrë, Enver Hoxhaj i cili ka thënë se ekziston rreziku për tërheqjen e 10 njohjeve të shtetit të Kosovës.

Haradinaj tha se nuk komenton çdo deklaratë e aq më pak të atyre që kërkojnë vota.

 "Jemi në zgjedhje dhe nuk mund ta komentoj çdo deklaratë që shkojnë me kërkuar vota", tha ai.

Sipas tij Serbia me aleatët e saj ka punuar me disa vende të largëta nga Kosova për tërheqje të njohjeve nga Kosova por që edhe Kosova me disa aleatë të saj ka punuar në drejtim të planit të jashtëm ndërkombëtar.

Ai ka komentuar edhe shkarkimin e këshilltarit të sigurisë kombëtare  të ShBA-ve John Bolton, duke thënë se ai ishte lidhja në mes Kosovës me Amerikën dhe se sipas tij sugjerimet kanë shkuar nga Ballkani të gabuara dhe se Amerika e mbron Kosovën.

***

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media në ndërtesën e Qeverisë, pas zbulimit të obeliskut kushtuar viktimat të 11 shtatorit në SHBA.

Haradinaj, ka folur edhe për propagandën e Serbisë në drejtim të Kosovës për çnjohje nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ka qenë një projekt i lodhjes e dorëzimit të Kosovës e që më pas është pritur vetëm aminini Serbisë. Disa goditje i kemi marrë ai ka qenë një organizim i madh më tutje dëme tjera Kosovës kush i bënë. Drejtimi i Serbisë për çnjohje është i përditshëm”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, ka folur edhe për shkarkimin e John Bolton nga Presidenti Trump, i cili është cilësuar si armik ndaj Kosovës.

Ai ka thënë tutje se Amerika e mbron Kosovës dhe as Bolton nuk ka qenë kundër ndarjes së Kosovës.

“Kosova për Amerikën është vijë e frontit. Jam i bindur se Amerika do të jetë me Kosovën. Ne kemi degju plotë deklarata. Kërkush në Amerikë nuk nuk është për ndarje të Kosovës. As Bolton s’ka qenë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka përsëritur se taksa ndaj Serbisë do të hiqet vetëm me njohje.

“Taksa heqet me njohje, nuk bëhet përpara këtë e dinë të gjithë”, ka thënë Haradinaj në konferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat