Hoxhaj: Populli i Kosovës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan - Bota Sot
Hoxhaj: Populli i Kosovës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan

Aktuale

Hoxhaj: Populli i Kosovës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 10:26
Enver Hoxhaj me Haradinajn dhe Kosnett

Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministri në detyrë, ka thënë se 11 shtatori kujtohet në botë si ditë e dhimbjes por edhe ditë e kthesës.

“Humbja e jetëve të pafajshme me 11 shtator bashkoi tërë botën në luftën kundër të keqës globale. Ajo ditë, dëshmoi se themeli i lirisë, paqes dhe sigurisë globale është çdo herë e më i palëkundur kur popujt bashkohen për të mirën e përgjithshme”.

“Populli i Kosovës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan. Sot, së bashku me ambasadorin amerikan, Philip Kosnet dhe kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj, zbuluam memorialin “Kosova kujton”, në nderim të viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001 në ShBA”, ka shkruar Hoxhaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...