Moderatori i T7 flet për rrahjen e Molliqajt me Abazin: Neve na mbetet...

Aktuale

Moderatori i T7 flet për rrahjen e Molliqajt me Abazin: Neve na mbetet...

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 23:06
Leonard Kerquki

Pas debatit në emisionin Pressing në T7, Dardan Molliqaj i PSD-së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht.

Molliqaj dhe Abazi i kanë vazhduar përplasjet mes vete edhe pas përfundimit të emisionit. Pas ofendimeve, debati i tyre ka eskaluar në fizike.

Autori i emisionit, Leonard Kerquki, ka thënë se i vjen keq për çka ka ndodhur pas emisionit. Ka thënë se mbetet të shihen pamjet nga incizimet e kamerave.

“Pas emisionit, Haki Abazi thotë se është sulmuar fizikisht nga Molliqaj dhe shoqëruesi i tij”, ka thënë Kërçuki pas përfundimit të debatit, teksa ka anuluar vazhdimin e emisionit.

“Neve na mbetet me i pa videoincizimet nga kamerat e sigurisë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat