Quni: Pa LDK-në, vështirë se do të ketë Kosovë të sigurt

Aktuale

Quni: Pa LDK-në, vështirë se do të ketë Kosovë të sigurt

Nga: V.R Më: 12 shtator 2019 Në ora: 11:35
Anton Quni

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Anton Quni, nëpërmjet një postimi ka deklaruar se pa LDK-në, vështirë se do të ketë një Kosovë të sigurt, të zhvilluar dhe demokratike.

Sipas Qunit, ky është mesazhi që po përçon LDK-ja, pothuajse çdo ditë.

Postimi plotë:

Pa LDK-në është vështirë të ketë Kosovë të sigurt, të zhvilluar, demokratike dhe evropiane, ky është mesazhi që po e përqojmë çdo ditë, derë më derë e në çdo shtëpi.

Zgjedhjet e tetorit duhet të nxjerrin tek kutitë e votimit çdo qytetare e qytetar të vendit, për ta bërë ndryshimin me votë publishitare.

LDK'ja është i vetmi subjekt që mund ta bëjë këtë ndryshim dhe vetem duke u qeverisur nga LDK'ja Kosova do të kthehet në rrugën drejt zhvillimit e progresit aq shumë të nevojshëm.

Me Vjosën kryeministre, do të përfundon periudha e erret e qeverisjes që e ka shkatërruar të ardhmen e vendit. Qeverisja e Vjosës do ta rikthej shpresen e besimin se, Kosova mund të ringritet, të forcohet, konsolidohet dhe krijoi kushte e shance të barabarta për rininë dhe gjithë qytetarët e saj.

Era fitore po vjen.

#LDKePara

#MeVjosënKryeministre

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat