Paralajmërohen sërish grushte, rrahje e kanosje mes politikanëve në Kosovë - Bota Sot
Paralajmërohen sërish grushte, rrahje e kanosje mes politikanëve në Kosovë

Aktuale

Paralajmërohen sërish grushte, rrahje e kanosje mes politikanëve në Kosovë

Nga: A.ZH Më: 12 shtator 2019 Në ora: 17:03
Dardan Molliqaj e Haki Abazi

Mbrëmë pas debatit të ashpër në Pressing në T7, ka ndodhur një përplasje fizike mes kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Haki Abazi dhe atij të PSD-së Dardan Molliqaj.

Policia sot ka konfirmuar ngjarjen, të cilën e ka konsideruar si “sulm”, duke bërë të ditur se po e heton rastin.

Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, ka reaguar edhe analisti politik Vigan Qorrolli.

Ai në një shkrim në Facebook, ka thënë se dhuna përdoret në politikë, për ta bërë kundërshtarin më të pasigurt në realizimin e qëllimeve të tij.

Qorrolli ka paralajmëruar dhunë politike deri në fund të vitit 2019 e më tej, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Qorrollit:

Dhuna si mjet politik

I lejuar ose jo dhuna është mjet jokonvencional i politikës për ta bërë kundërshtarin më të pasigurtë në realizimin e qëllimeve të tij.

Ditëve dhe muajve të fundit ka shumë dhunë në Kosovë. Do ketë deri në fund të vitit 2019, e madje edhe përtej. Dhunë verbale, psikologjike, deri tek ajo më e frikshmja, që për taksirat po u ngjan disa fytyrave publike, dhunë fizike. Rrahje, grushtime, e kanosje.

Shkencëtarët e moralit publik (politikanët) kanë merita të shumta. Më e madhja meritë është rritja e apetitit për dhunë.

Këtë e bëjnë me lotë krokodili, me patriotizëm, me hipokrizi e me keqpërdorim njerëzish.

Medemek rrejnë, koketojnë dhe në fund prodhojnë dhunë politike! Nxisin rrahjen e burrave dhe grave - të patrembur nga frika e "dhunës shtetërore": domethënë policisë, prokurorisë dhe gjykatës.

Tri palët e fundit janë në gjumë të thellë - si pasojë e kontrollit të fortë politik - që e kanë mbi kry.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...