Musliu: Vjosa Osmani s’e ka as përkrahjen e LDK-së, s’mund ta luftojë korrupsionin - Bota Sot
Musliu: Vjosa Osmani s’e ka as përkrahjen e LDK-së, s’mund ta luftojë korrupsionin

Aktuale

Musliu: Vjosa Osmani s’e ka as përkrahjen e LDK-së, s’mund ta luftojë korrupsionin

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 22:04
Vjosa Osmani, Ganimete Musliu

Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund ta luftojë korrupsionin pasi ka kandidate për kryeministre që nuk ia kanë besuar subjektin.

”Nuk mund ta luftojë LDK korrupsionin, meqë një kandidate për kryeministre që këta e kanë nominu, që nuk e ka besimin e partisë së vet. Vjosa Osmani nuk është kandidate e LDK-së”, tha ajo.

Sipas saj, një kryeministre që nuk i është besuar partia, nuk mund ta luftojë korrupsionin.

“ Nuk mundet një kryeministre që nuk iu është besu partia, me iu besu Kosova. Dhe kjo nuk e ka mbështetjen e partisë së vet e ka absolutisht të pamundur për ta luftuar korrupsionin. PDK dhe kryeministri Veseli do t’a çojë deri në fund misionin kundër korrupsionit. Na përkrahën apo jo ata, do të na përkrahin qytetarët”, tha Musliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...