Haradinaj: Ne të shoqatës nuk jemi budallë si politikanët të ndërhyjmë në drejtësi - Bota Sot
Haradinaj: Ne të shoqatës nuk jemi budallë si politikanët të ndërhyjmë në drejtësi

Aktuale

Haradinaj: Ne të shoqatës nuk jemi budallë si politikanët të ndërhyjmë në drejtësi

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 00:08
Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL të UÇK-së, ka folur për veteranët e rrejshëm si dhe për fryrjen e kësaj listë.

Haradinaj tha se ata si organizatë nuk kanë ndërhy në drejtësi.

“Ne Organizata nuk jemi qaq budall sa me ndërhy në drejtësi, politikanët janë ata që kanë ndërhy në drejtësi”, tha ai në Debat Plus.

Ai po ashtu tha se ka raste të denoncuar në Prokurori nga vetë OVL të UÇK-së.

“Numri i rasteve që i kemi dërgu në prokurori janë 70-80 persona”, u shpreh ai.

Tutje, Haradinaj tha se edhe Lëvizja Vetëvendosje i ka fryer listat e veteraneve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...