Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku takojnë profesionistët e rinj

Aktuale

Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku takojnë profesionistët e rinj

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 12:51
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku

Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku takojnë profesionistët e rinj

Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku takuan mbi njëzet profesionistë, të rinj e të reja të shkolluar jashtë vendit e të kthyer në Kosovë. Të rinjtë dhe perspektiva e tyre është një prej pikave kyçe të programit të Vjosa Osmanit për Kryeministre. Vjosa dhe Lumiri shpalosën dhe diskutuan pikat kryesore të programit dhe pranuan pyetje e sugjerime nga ana e të rinjve.

Lumir Abdixhiku deklaroi se “këta profesionistë të rinj kanë magjistruar në Universitetet më prestigjioze nëpër botë. Nesër, këta dhe shumë të tjerë – që janë shkolluar brenda e jashtë – do të ndërtojnë Republikën e Kosovës; atë që e ëndërrojmë e kemi dashur së ndërtuari gjithherë.” Ndërsa, Vjosa Osmani deklaroi se “kthimi i tyre në Kosovë është motivim për ne. Është forcë shtytëse e zgjedhjes së qëndrimit para largimit.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat