Peci: Me matrapazë të pasluftës, ky vend nuk shkon përpara

Aktuale

Peci: Me matrapazë të pasluftës, ky vend nuk shkon përpara

Nga: V.R Më: 13 shtator 2019 Në ora: 17:18

Lulëzim Peci, publicist dhe njohës i çështjeve politike, deklaroi se në Republikën Çeke ekziston një republikë parlamentare në të cilën presidenti zgjedhet me votë direkte dhe se kompetencat e tij në politikën e jashtme janë më të mëdha se sa atij të Kosovës.

Por – sic thotë Peci – Çekia është një shtet ligjor dhe demokratik dhe se qeveria e saj e ka supremacinë e ekzekutivit, pra që ia tregon vendin Presidentit në politikën e jashtme.

Postimi plotë:

Republika Ceke eshte nje republike parlamentare ne te cilen presidenti zgjedhet me vote direkte, dhe kompetencat e tij ne politiken e jashtme jane goxha me te medha se sa atij te Kosoves.

Mirepo, ne nje shtet ligjor dhe demokratik cfare eshte Cekia, Qeveria, e cila e ka supremacine e ekzekutivit, ia tregoi “vendin” Presidentit Zeman ne politiken e jashtme, gjegjesisht per Kosoven, dhe ate brenda disa oreve, ndersa tek ne shkuam aq larg sa qe per me shume se nje vit Presidenti i “uzurpoi” ingerencat e Qeverise ne politiken e jashtme, dhe kjo gjendje do te vazhdonte edhe me tutje, nese opozita e deritashme nuk do ta dergonte ne Gjykate Kushtetuese, ligjin kontraverz per ekipin negociator me Serbine.

Mendesia institucionale ne Kosove, cuditerisht ende nganjehere i ngjane asaj te veprimeve te matrapazeve te pas luftes, kur uzurpoheshin lokalet afariate qe ishin ne pronesi publike, besa bese nganjehere edhe atyre private, dhe ne ato shkruhej “ e nxone - UCK”.

Me kete mendesi institucionale, te ciles shpresoj se i ka ardhur fundi, Kosova kurre nuk do te mund behet pjese e perendimit, pavaresisht se gjeografikisht jemi ne Evrope.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat