Syla paralajmëron publikimin e transkriptit të gjykatës: Takimet e komandantëve me Nazim Bllacën - Bota Sot
Syla paralajmëron publikimin e transkriptit të gjykatës: Takimet e komandantëve me Nazim Bllacën

Aktuale

Syla paralajmëron publikimin e transkriptit të gjykatës: Takimet e komandantëve me Nazim Bllacën

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 14:12
Shaban Syla

I dënuari në rastin Bllaca 2, Shaban Syla ka paralajmëruar se së shpejti do ta bëjë publike një transkript me numër zyrtar të gjykatës, ku tregohet për takimet e komandantëve që tash janë drejtues të subjekteve politike me Nazim Bllacen.

Ai në një letër publike ka sqaruar se transkripti është prej 4 faqeve dhe do ta publikon pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Letër publike nga Shaban Syla

Si e dërgoi Bllacën, Dragolub Stankoviqi dhe shefi i BIA-s serbe, Pilliq për t’i shantazhuar disa prej alamet komandantëve dhe si u gjunjëzuan këta alamet komandantë para këtij punonjësi të bijës serbe i quajtur Nazim Bllaca.

Së shpejti transkripti me numër zyrtar të gjykatës, ku tregon takimet e këtyre komandantëve që tash janë drejtues të partive, dhe çka u bisedua në to.

Transkriptin prej 4 faqeve nuk jam duke e publikuar tash për hir të procesit zgjedhor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...