“Kurti i bërtet policit”, zëdhënësi i PSD-së: A e keni pyetur shefin për këtë skenë

Aktuale

“Kurti i bërtet policit”, zëdhënësi i PSD-së: A e keni pyetur shefin për këtë skenë

Nga: A.ZH Më: 15 shtator 2019 Në ora: 08:05
Albin Kurti

Zëdhënësi për media në Partinë Socialdemokrate Shkodran Hoti, i është përgjigjur të aderuarve të ri në Lëvizjen Vetëvendosje, në lidhje me një rat kur Dardan Molliqaj kishte nxjerr një zyrtar qeveritar nga vetura në protest.

Hoti ka thënë se rasti në fjalë, ishte sqaruar disa herë nga Molliqaj, madje edhe nga kryetari i LVV-së Albin Kurti, i njohur sipas tij, si “Baba”.

Por, Hoti ka publikuar një moment tjetër nga një protestë e mëhershme e Vetëvendosjes, ku Kurti shihet duke i bërtitur një polici të Kosovës, përcjell Bota sot.

Hoti u ka thënë të aderuarve në VV se a mund ta zhbëjnë historikun e kësaj skene dhe të kësaj partie.

Reagimi i Hotit në Facebook:

Po e shoh që këta të aderuarit e ri në VV, të paktën dy nga ta, Dardanit në debat ia përmendnin rastin kur është nxjerrë nga vetura një zyrtar qeveritar në protesta, i sqaruar disa herë nga Dardani, e madje edhe nga Albini, i njohur ndryshe edhe si "Baba".

Nuk e di nëse këta parashutistë që shkuan në VV dhe po duken sikur duan ta zhbëjnë historikun e kësaj partie, a e kanë pyetur shefin e tyre për këtë skenë e shumë të tjera. Apo janë mjaftuar me premtimin që do të bëhen zv/ministra?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat