Hisen Berisha me fjalë të rënda për LDK-në - Bota Sot
Hisen Berisha me fjalë të rënda për LDK-në

Aktuale

Hisen Berisha me fjalë të rënda për LDK-në

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 23:36
Hisen Berisha dhe Kadri Veseli

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare, Hisen Berisha, që kaloi nga LDK në PDK, tha se këtë ndërrim nuk e ka bërë nga zhgënjimi.

“Nuk është çështje zhgënjimi, edhe partia ku kam aderuar është e djathë dhe konservative, pra është në përputhje me bindjet e mia. Nuk e bëra kalimin në PDK nga zhgënjimi i LDK-së. Në çështjen e kandidimit, unë s’kam asnjë hatërmbetje me LDK-në”.

“Kjo LDK  pas presidentit Rugova është shndërruar në një surrogat, s’përfaqëson frymën rugoviane. Unë kam pasë fatin që gjatë angazhimit në luftë të jem afër Sali Çekut dhe burrit të madh siç është Agim Ramadani. E kam njohur edhe Adem Jasharin. Gjatë asaj kohe ne kemi bashkëvepruar me shumë burra që kanë pasë bindje të ndryshme politike”.

“E di që i kam zhgënjyer përkrahësit e mi dhe kanë të drejtë në çdo reagim të tyre. Unë do t’i bindë se kam bërë veprimin e duhur. Kam identifikuar partinë që më shumë ka gjasa me qenë fituese dhe ka fut një stanard të rti në politikë”

“Ndjehem krenar që m’u dha rasti të jem në një subjekt të fuqishëm politik dhe që Kadri Veseli ka fut një standard të ri. PDK ka listën më të pastër me persona që s’kanë padi penale”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...