Logoja e Policisë e punuar në një mozaik të madh qeramike - Bota Sot
Logoja e Policisë e punuar në një mozaik të madh qeramike

Aktuale

Logoja e Policisë e punuar në një mozaik të madh qeramike

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 15:27
Logoja e Policisë

Për nder të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të policisë, është bërë vendosja e një mozaiku prej qeramike me dimensione 6 metra katror.

Koordinatorja e projektit “Siguria përmes kulturës”, dhe njëherit organizatorja e ekspozitës policore “20 vjet me Policinë e Kosovës”, Mihane Hoxha tha se ky mozaik do të qëndrojë në mënyrë të përhershme në këtë hapësirë, teksa tregoi detaje për punën që e ka bërë.

Hoxha: Ky mozaik do të jetë i përhershëm në këtë hapësirë

“Ky mozaik do të jetë i përhershëm në këtë hapësirë...mund të them që ka zgjatur rreth 2 javë, nuk është që kam punuar në vazhdimësi, por kohë pas kohe. Siç e ceki edhe zotëri Kelani kam pasur aktivitete tjera me Policinë, në mbrëmje kam punuar, diku rreth 2 javë. Materiali që e kam punuar këtë mozaik është qeramikë. Ndërsa për konstruktin dhe gjitha tjerat është kujdesur Policia e Kosovës”, tha ajo.

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë, Baki Kelani u shpreh falënderues për këtë vepër, teksa tha se ata mirëpresin çdo aktivitet që i shërben policisë, pasi sipas tij, duke punuar bashkë do të rritet besueshmëria dhe transparenca.

Kelani: Policia e Kosovës mirëpret çdo aktivitet

“Policia e Kosovës mirëpret çdo aktivitet të të gjitha komuniteteve që adresojnë për policinë e Kosovës. Vetëm duke bashkëpunuar duke treguar vlerat e ndryshme mund të kemi rezultate pozitive. Pra Policia e Kosovës duke bashkëpunuar punuar ngushtë me gjithë qytetarët, në çdo aspekt besueshmëri dhe transparencë të lartë”, tha ai. 

Javë më parë Policia e Kosovës përmes disa aktiviteteve të ndryshme ka shënuar 20 vjetorin e themelimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...