Osmani: Ua kemi borxh çdo familje që shtetin mos ta vjedhim - Bota Sot
Osmani: Ua kemi borxh çdo familje që shtetin mos ta vjedhim

Aktuale

Osmani: Ua kemi borxh çdo familje që shtetin mos ta vjedhim

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 17:04
Vjosa Osmani

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani thotë se modelin për udhëheqjen e vendit tashmë e kanë, sipas saj Ibrahim Rugova, pasi ishte ai që krijoi miqësi me BE-në, dhe jo vetëm.

Ajo në një takim me qytetarët e Istogut tha se Kosovës i duhet një qeveri që kur del jashtë vendit nuk i nevojitet mbrojtje nga të tjerët për krimet dhe skandalet që janë bërë.     

"Njëjtë si Ibrahin Rugova unë i përkulem vetëm qytetarëve të vendit...Kosovës i duhet që kur të del jashtë vendit, të del ballë hapur, si shkak i atyre që kurrë nuk e panë interesin e përbashkët. Lidhja Demokratike do t'i jap fuqi rinisë, dhe do t'ia besoj rinisë udhëheqjen e shtetit. LDK e ka dëgjuar zërin tuaj, jo vetëm kur më ka nominuar mua për kryeministre, por edhe me nominimin për kandidatë për deputetë nga kjo anë. Qeveria e LDK-së do të krijoj shpresë për këtë vend dhe do të ndaloj zbrazjen e vendit nga njerëzit më të mirë", tha ajo.

Osmani mes tjerash tha se sot në Istog ka ardhur për të kërkuar besimin e qytetarëve të këtij vendi.

"Ua kemi borxh çdo familje në Kosovë që Kosovën shtet mos ta vjedhim, nuk duhet t’u falet më asnjë sekondë atyre që qeverinë e shtetit dhe kuletën e shtetit e shohin si kuletë personale. Nga këtu dhe bashkë me ju u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në rrugën e vetme të drejtë, ashtu siç besuan në vitet e 90-ta. Shteti duhet të ndërtohet mbi dije", tha mes tjerash Osmani.

Kryetari i kësaj komune, Haki Rugova tha se me fitoren e Vjosa Osmanit do të kthehet vendi për së mbari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...