MPB: Janë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Aktuale

MPB: Janë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media falënderon subjektet politike për zhvillimin e aktiviteteve elektorale në kuadër të rendit dhe ligjit.

MPB thotë se zgjedhjet e qeta dhe demokratike, shmangja nga çfarëdo incidenti apo provokimi, janë shenja të një kulture të lartë qytetare që po shfaqen në Republikën e Kosovës.

MPB njofton se në bazë të misionit të saj, që të kujdeset për sundimin e ligjit dhe sigurinë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar që me paanshmëri dhe profesionalizëm të sigurojnë mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve elektorale të subjekteve politike dhe përgjithësisht gjithë procesit zgjedhor deri në përfundimin e tij të plotë”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Njëkohësisht  MPB fton përfaqësuesit e partive politike dhe qytetarët e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë të kultivojnë qytetari dhe kulturë aktive, duke respektuar secilin qytetar pa dallim, deri në përfundimin të garës elektorale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat