LDK-së i bashkohet edhe një subjekt politik

Aktuale

LDK-së i bashkohet edhe një subjekt politik

Nga: N.H Më: 18 shtator 2019 Në ora: 18:01
LDK

Partia Liberale e Kosovës pritet të mbështesë në këto zgjedhje Lidhjen Demokratike të Kosovës .

Në një marrëveshje bashkëpunimi të nëshkruar sot elektorati i PLK-së do të përkrahë listën e kandidatëve të LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit dhe Vjosa Osmanin në garën për kryeministre.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri dhe Skender Gashi, kryetar i Partisë Liberale të Kosovës nënshkruan marrëveshjen dhe i bënë thirrje elektoratit të PLK që të përkrahin në këto zgjedhje Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Gashi pas takimit ka deklaruar se shpreson se zgjedhjet të jenë të qeta, demokratike, dhe me standarde evropiane.

“Sot pata një takim të sinqertë dhe miqësor me dy figurat kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkryetarin e LDK-së Lutfi Haziri dhe kryeministren e Ardhshme të LDK - Prof.Dr. Vjosa Osmani-Sadriu. U takuam dhe biseduam rreth fushatës zgjedhore të zgjedhjeve te jashtëzakonshme te 6 tetorit. Shpresojmë që zgjedhjet të jenë të qeta , demokratike, dhe me standarde evropiane”, tregon Gashi.

Tutje, ai bën thirrje të gjithë elektoratit të PLK-së që të votojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Duke e vlerësuar LDK si nje parti me vlera tË mëdha kombëtare dhe fryme demokratike e liberale te trashëguar nga Presidenti Historik Dr.Ibrahim Rugova, i bëjë thirrje të gjithë elektoratit që të votojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës me Nr.134 , me kryeministre Prof. Dr. Vjosa Osmani-Sadriu”, është shprehur ai.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari i PLK-së, shoqërohej edhe nga nënkryetari i PLK-së, Ismail Bekteshi, anëtarë të kryesisë dhe kryetarë të degëve të kësaj partie.

Lista e anëtarëve që aderuan:

1. Kryetari i PLK – Skender Gashi (i emëruar në Kongres të mbajtur në Dhjetor 2016).

2. Dr.Specialist– Ismail Bekteshi, nënkryetar i parë i PLK– Kryetar i Degës në Viti.

3. Dr.Specialist. Rabit Sadiku – anëtar i Kryesisë.

4. Sabit Zeneli – kryetar i Degës Podujevë dhe anëtar i kryesisë, person me vlera artistike.

5. Halit Hajrullahu – jurist-anëtar i Kryesisë Fushë Kosovë.

6. Dr.Specialist Shqiprim Bajrami – anëtar i Kryesisë Prishtinë.

7.Muharrem Nimani – anëtar i Kryesisë Gjakovë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat