Haradinaj premton buxhet të veçantë për gratë shtatzëna dhe lehona - Bota Sot
Haradinaj premton buxhet të veçantë për gratë shtatzëna dhe lehona

Aktuale

Haradinaj premton buxhet të veçantë për gratë shtatzëna dhe lehona

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 19:52
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, deklaroi sot gjatë një takimi sot me gratë e komunës së Suharekës, se me programin e ri qeverisës, synon të ketë një trajtim më të veçantë për gratë në marrëdhënie pune.

“Gratë e Kosovës janë vet historia e saj dhe thelbi i ekzistencës sonë si shtet. Gjatë këtij mandati kemi punuar në vazhdimësi për të fuqizuar rolin e tyre në shoqëri. Falë masës afirmative për regjistrim të përbashkët të pronës, sot kemi rreth 5 mijë prona në emër të dy bashkëshortëve dhe mbi 91 mijë raste ku gratë kanë të regjistruara pronën në emër të tyre”, ka thënë Haradinaj.

Ai është zotuar se në qeverisjen e ardhshme do të ketë buxhet të veçantë për gratë shtatzëna dhe lehona.

“Para zonjave të Suharekës, theksova se me programin qeverisës, ne synojmë që prodhuesit që punësojnë gra të kompensohen me gjysmën e pagës, të krijohet fond i posaçëm për punësimin e tyre, të ketë buxhet të veçantë për shtatzëna e lehona dhe shtesa të fëmijëve. Vota për 100% shtet është votë për një shtëpi të sigurt dhe rritje të mundësive shtesë për gruan e Kosovës”, u shpreh Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...