Kadriu – Aliut: Lëvizja Vetëvendosje është kundër Autostradës së Dukagjinit

Aktuale

Kadriu – Aliut: Lëvizja Vetëvendosje është kundër Autostradës së Dukagjinit

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 21:39
Rexhep Kadriu

Autostrada e Dukagjinit dhe infrastruktura rrugore është tema e diskutimit në Pressing.

Rexhep Kadriu nga AAK ka thënë se Kosova prin në rajon me infrastrukturë rrugore, derisa foli për projektin e Autostradës së Dukagjinit të nisur nga partia ku vjen ai.

“Ne për këto vite nëse e marim me Kosova prin me infrastrukturë rrugore. Ne e përfunduam autostradën “Arbën Xhaferi”, po opsion na ka mbet edhe Autostrada e Dukagjinit, që duhet të filloi më 2020. Në jemi në fazën përfundimtare të projektimit dhe kjo autostradë është meritore, sepse të gjitha rajonet e tjera e kanë autostradën, prandaj i duhet edhe Dukagjinit.

Projekti i autostradës është 91 km, 4.5 km shkojnë kyqje unazë në drejtim të Rozhajës, në marrëveshje me Malin e Zi, ndërtimin e tunelit që do ta shpojë kodrën.  Kemi mëndu edhe për pjesën tjetër të shqiptarëve. Infraplusi e ka bërë projektin. 608 hektarë shpronësime”, ka thënë Kadriu.

Por, Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje tha se duhet të mendojmë për zhvillimin ekonomik, më shumë ka nevojë vendi për rrugë që lidhin me rajonin se brenda vendit.

“Paralalisht me ndërimin e rrugëve duhet të mendojmë me zhvillimin ekonomik. Ministria e Infrastrukturës ndërton pa leje, sepse i vjen ideja, sepse ky rajon ka mbet pa rrugë dhe të bëjmë një rrugë. Rruga në drejtim të Podujevës po zvarritet. Ma zhvillim ekonomik do t’i sillte Dukagjinit një rrugë e re Gjakovë- Shkodër se ajo që të shkojmë më shpejtë në Prizren”.

Por, Kadriu i tha Aliut se Vetëvendosje është kundër autrostradës së Dukagjinit. Ndërsa në anën tjetër, Armend Zemaj nga LDK u shpreh se nuk janë kundër kësaj autostrade për kanë dyshime rreth projektit.

“Ka pas elemente që janë hedh dyshime për projekte infrastrukturore, sidomos për Autostradën e Dukagjinit. Kosova të ketë infrastrukturë adekuate që përkthehet në zhvillim ekonomik. Ne e përkrahim infrastrukturën jo vetëm në emërtimin si Austradë të Dukagjinit, por edhe me pjesë të tjera që e lidh Kosovën me Shqipërinë e Preshevën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat