Zemaj – zv.ministrit nga AAK-ja: Keni shitur patentë shoferë që dy vjet - Bota Sot
Zemaj – zv.ministrit nga AAK-ja: Keni shitur patentë shoferë që dy vjet

Aktuale

Zemaj – zv.ministrit nga AAK-ja: Keni shitur patentë shoferë që dy vjet

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 21:59
Armend Zemaj

Kandidati i LDK’së për deputet, Armend Zemaj, është përplasur në Pressing me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, që vjen nga radhët e AAK-së.

Zemaj ka përmendur çështjen e patentë shoferëve, duke e akuzuar zv.ministrin në detyrë se për dy vjet qeverisje kanë shitur patentë shoferë.

“Keni shitur patentë shofera që dy vjet. I ke ngarku ekzaminera, i ke futë me kontratë mbi vepër për me i marrë nga 50 euro” , ka thënë Zemaj..

Ndërsa Kadriu ia ka kthyer akuzën mbrapsht, duke thënë se blerjen e patent shoferëve e kanë gjetur kur e kanë marrë qeverisjen dhe dikasterin e Infrastrukturës që më parë e ka udhëhequr LDK-ja.

“Këtë i keni bërë ju. Duke e pa gjendjen në patentë shofera, e kemi instalu e-testimin”, ka thënë Kadriu që tash është kandidat i koalicionit AAK-PSD.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...